Ka disa javë që Emina Çunmulaj është kthyer në vendlindje, e arsyeja fillimisht ishin zgjedhjet në Maqedoni.
Tani, ajo ka disa ditë që po qëndron në Shqipëri, ku së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Historia ime” ku gjatë intervistës foli edhe për nënën e saj.
Emina tregoi se do dëshironte shumë t’i ngjante nënës së saj, e cila ka ndihmuar shumë njerëz gjatë luftës në Kosovë.
Modelja u shpreh se njerëzit e pyesin pse ndihmon kaq shumë dhe përgjigja e saj ishte:
“Nuk di ndryshe, dua t’i ngjaj mamit sa thoji i gishtit të këmbës”.
“Gjatë luftës kanë kaluar shumë refugjatë që mami im i ka dhënë bukë për të ngrënë, rrobat tona ua ka veshur atyre. Mami është një engjëll që e kam kudo me vete ku shkoj, është një femër që ka qenë më e forta në këtë botë, ka luftuar për gjithçka, së pari për veten, pastaj për 6 fëmijë se ne jemi 3 motra, 3 vëllezër. Shumë njerëz pyesin pse i bën këto gjëra, pse ndihmon njerëzit. Unë nuk di ndryshe. Mami im ka patur shpirtin më të bardhë në botë. Dua t’i ngjaj mamit sa thoji i gishtit te kembes”, u shpreh Emina.
/GazetaBlic