Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar rreth personave që duhet të vet-izolohen pasi mbërrijnë në Kosovë nga ndonjë shtet tjetër.
Përmes një njoftimi për media, nga QKMK bëhet e ditur se kush duhet të testohet dhe vet-izolohet.
“1. Të gjithë personat që hyjnë në #RKS dhe e kanë të kryer testin për #Covid19, jo më të vjetër se 4 ditët e fundit nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetë izolim;
2. Në rastin kur nuk kanë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vet-izolim për 7 ditë;
3. Kur ekipi mjekësor vlerëson se ata kanë simptoma të #COVID19, i japin udhëzimet e tyre se si të veprojnë.”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
𝐒𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐧𝐫. 𝐍𝐫.𝟎𝟐/𝟑𝟖 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝟑𝟏 𝐌𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟎, 𝐩𝐞̈𝐫 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐡𝐲𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬.
1. Të gjithë personat që hyjnë në #RKS dhe e kanë të kryer testin për #Covid19, jo më të vjetër se 4 ditët e fundit nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetë izolim;
2. Në rastin kur nuk kanë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vet-izolim për 7 ditë;
3. Kur ekipi mjekësor vlerëson se ata kanë simptoma të #COVID19, i japin udhëzimet e tyre se si të veprojnë.
Për të hyrë në #RKS, shtetasit e huaj që nuk kanë test të #COVID19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë (𝐥𝐞𝐣𝐞 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐪𝐢𝐫𝐚𝐣𝐞, 𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞). Kjo bëhet në mënyre që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetë izolimit. Andaj ata persona që nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do ta mbajnë vetë izolimin nuk lejohet të hyjnë në #RKS.
Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në #RKS për nënshtrim të provimeve, me kusht që të kthehen ne vendet e tyre të njëjtën ditë. Hyrja bëhet duke dëshmuar identitetin studentor me një dokument të vlefshëm të lëshuar nga Institucioni përkatës Arsimor në #RKS.
Të gjithë ata që kanë për qëllim kalimin transit nëpër #RKS, përjashtohen nga këto rregulla.