spot_img

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

spot_img

Një ciklon i fuqishëm që ditën e sotme po zhvillohet mbi Itali, në mbrëmje dhe gjatë natës do të kalojë mbi rajon, kryesisht në pjesët veriore, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se fronti i ftohtë i këtij cikloni pritet të kalojë mbi vendin tonë gjatë natës, me ç’rast sjell reshje të shiut dhe bubullima, të cilat në perëndim të vendit mund të jenë më të dendura.

Sipas PW, me kalimin e frontit mbi vend do të depërtojnë masa të ftohta ajrore që sjellin mot të vërtetë vjeshtor me rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale edhe nën 20C.
Në ditët e para të javës së ardhshme zhvillimi i një tjetër cikloni mbi Itali sërish rikthen kushte për të reshura shiu. Nga dita e mërkurë reshjet pritet të pushojnë. Temperaturat mbeten pak të ulëta për këtë periudhë kohore, thekson PW.

Parashikimi për periudhën 26-30 shtator:

26.09 – Herët në mëngjes shi me bubullima. Ditën më freskët dhe me erë, me mot të ndryshueshëm, mundësi për reshje lokale shiu.

27.09 – Vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje më vonë sërish priten mundësi për të reshura.

28.09 – Kryesisht me vranësira, paradite me intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje shi.
29.09 – Kryesisht vranët, kohë pas kohe me shi. Pasdite më vonë reshjet pritet të pushojnë.

30.09 – Vranësira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale në rënie deri në 7C ditën e diel, e më pas do të luhaten ndërmjet 9C dhe 11C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 16C deri 19C.

Ditën e shtunë do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-15m/s, e në pjesët perëndimore dhe qendrore të vendit me hove edhe deri në 18m/s. Nga dita e diel do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 4-12m/s.
Shtypja atmosferike zbret thellë nën vlera normale, e në fillim të javës së ardhshme me tendencë të rritjes.

NGJARJE TË TJERA

spot_img