Kida ka qenë e ftuar këtë shtunë në premierën emisionit “Shiko Kush LUAN” me Luana Vjollcën në Top Channel.
Sikurse të gjithë të ftuarit e tjerë edhe Kida nuk ka mundur t’i shpëtojë sfidës “Ndaje ose haje”. Këngëtares iu bë një pyetje që të gjithë janë kuriozë: “A ka patur ndonjëherë Kida të dashur sepse asnjëherë nuk kemi dëgjuar për një lidhje dashurie nga ti?!
Për t’i shpëtuar ushqimit të shpifur këngëtarja vendosi të flasë duke treguar se nuk është një lidhje dashurie dhe nuk e ka pasur kurrë të dashur.
Epo fansa të dashur si duket Kida do jetë “single” dhe për një kohë të gjatë pasi karriera është në planet e saj të para dhe shumë shpejt do dëgjojmë HIT-e të reja.