spot_img

Eurodeputetja gjermane: Grenell s’dëshiron zgjidhjen e situatës, Kosovën mund ta njoh edhe ky shtet

spot_img

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar në Uashington më 4 shtator në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ishte aq historike siç po e paraqesin disa njerëz.

Ajo ka thënë se marrëveshja ishte e kufizuar, pasi kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar dokumente të veçanta.

Viola von Cramon ka theksuar për gazetën “Bota sot” se ngjarja ishte më shumë reklamë për fushatën e rizgjedhjes së presidentit Donald Trump.

“Ishte një marrëveshje shumë e kufizuar dhe sigurisht jo aq historike sa disa njerëz në Uashington duan ta paraqisnin atë. Meqenëse të dy udhëheqësit nënshkruan dokumente të veçanta, është e vështirë të quhet edhe marrëveshje. Ngjarja ishte më e organizuar në radhë të parë si një ngjarje për fushatën e rizgjedhjes për z. Trump”, ka deklaruar von Cramon.

Sipas eurodeputetes gjermane, njohja e Izraelit ishte e rëndësishme, por ajo ka hedhur dyshime se ajo do të zbatohet. Por, von Cramon e ka vlerësuar marrëveshjen për pikat e infrastrukturës, duke thënë se nga to do të fitojë edhe rajoni.

“Pjesët në lidhje me Izraelin janë sigurisht të rëndësishme dhe kanë pasoja, por është mjaft e diskutueshme se sa do të zbatohen këto deklarata. Sigurisht, nëse projektet e paralajmëruara, disa prej të cilave janë planifikuar për vite me radhë, do të zbatohen, atëherë rajoni me të vërtetë mund të fitojë nga kjo duke pasur një infrastrukturë më të mirë”, është shprehur më tej ajo për “Bota sot”.

Von Cramon ka folur edhe për emisarin amerikan për dialogun Richard Grenell, duke thënë se ai është i interesuar që të “mos e zgjidhë situatën” mes të dyja vendeve.

“Deri më tani, ajo që ishte e rëndësishme për z. Grenell është të mos zgjidhë situatën midis Serbisë dhe Kosovës”, ka deklaruar eurodeputetja.

Viola von Cramon, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Greqia të njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës. Sipas saj, për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë, çështja duhet të zgjidhet me BE-në në tërësi.

“Sigurisht, njohja nga vendet individuale ka rëndësi, por do të jetë e mundur të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme vetëm nëse ekziston një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës. Për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë, çështja duhet të zgjidhet me BE-në në tërësi. Unë thjeshtë nuk mund ta imagjinoj se si do të funksiononte brenda institucioneve të BE-së nëse do të kishte vende mosnjohëse”, ka thënë ajo më tej për “Bota sot”.

Ajo ka shtuar se Grenell deri tani nuk ishte i gatshëm të drejtojë një zgjidhje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sigurisht, mund të imagjinoja që SHBA-të të kishin një rol ndërmjetësues, që nga rëndësia e saj historike dhe strategjike në rajon, por deri më tani veprimet e Z. Grenell nuk treguan gatishmërinë e tij për t’u përpjekur të drejtojë zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe konsensuale”, ka deklaruar eurodeputetja gjermane Viola von Cramon.

NGJARJE TË TJERA

spot_img