Fero i ka habitur fansat me vendimin e tij.
Reperi shumë i famshëm dhe i zhurmshëm shqiptar Fero ka thënë se ka hequr dorë nga muzika.
Fero ditë më parë mbylli rrjetet sociale duke hapur panik tek fansat e tij.
I pyetur se pse e ka mbyllur Instagramin, reperi ka thënë: “Jam larguar nga rrjetet sociale sepse kam të heq dorë nga muzika”, ka thënë Fero për Insajderin.
Reperi nuk ka dhënë përgjigje nëse është larguar nga muzika përkohësisht apo përgjithmonë, e as nuk dha arsyet se pse e ka marrë këtë vendim.
Megjithatë Fero edhe nuk mund të largohen nga muzika plotësisht, pasi që ai tashmë është CEO i label-it “GANG GANG ENTERTAIMENT” ku po punon me ekipin e tij në ngritje të artistëve të rijnë, që sipas tyre shumë shpejtë do të shpërthej artisti i parë me emirin Guapo.