Infermieri, F.B i sulmuar me thikë dje, pas intervenimit kirurgjik po vazhdon trajtimin në QKUK.
Ky infermier sipas QKUK-së është në gjendje shëndetësore stabile.
Ai u vizitua nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të SHSKUK, Valbon Krasniqi, ku gjat1% kësaj vizite u kërkua mbrojtje institucionale për punonjësit shëndetësorë.
Ja postimi i plotë:
Dr. Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i shoqëruar ga Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, përfaqësuesi i Odës së infermierëve, Muharrem Arifi dhe Flutura Sinani, nga Shoqata për të drejtat e pacientëve, kanë vizituar sot infermierin F. B, i sulmuar dje me thikë, cili pas intervenimit kirurgjik po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK.
Infermieri ishte vizituar edhe ditën e djeshme, menjëherë pas sulmit.
Ata gjatë vizitës shprehen keqardhje lidhur me sulmin, duke i ofruar mbështetjen e këtyre institucioneve për infemierin.
Duke i uruar shërim të shpejtë, u urua që ky të jetë rasti i fundit dhe institucionet kompetente të ndërmarrin masa që sulmuesit e punëtorëve shëndetësorë të dalin para drejtësisë.
Poashtu, është kërkuar mbrojtje institucionale për të gjithë punonjësit shëndetësorë.
Infermieri ka gjendje shëndetësore stabile.