Emër serb apo shqiptar?/ Berat Gjmishti dhe partnerja e tij serbe i vendosin emrin djalit të tyre
Disa ditë më parë, futbollisti i Kombëtares, Berat Gjimshiti, u bë baba për herë të parë.
Pas një lidhjeje të gjatë me modelen serbe Alisën, këtë shtator erdhi në jetë djali si fryt i dashurisë.
Teksa vetë çifti kanë qenë diskret në këtë periudhë, një detaj është ndarë me ndjekësit e ai është emri i djalit.
Berati dhe Alisa kanë vendosur që djalin mos t’i lënë as emër shqiptar e as serb por anglez, si një model kompromisi.
Djali do të quhet Lion (luan në anglisht). Me jetë të gjatë!