spot_img

Vuçiç: Me çekiç në kokë të më godasin, s’e njoh Kosovën pa kompromis

spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se është i gatshëm të ulet dhe të diskutojë për çdo lloj kompromisi për të zgjidhur çështjen e Kosovës, ndërsa shtoi se për të kërcyer tango, nevojiten dy persona.

“Jemi gati për bisedime dhe për zgjidhje të vështira, sepse nuk ka zgjidhje të lehta”, është shprehur lideri serb.

“Ndryshe prej tyre, unë s’mund të luaj me lojën e hedhjes së fajit. Në Prishtinë duhet ta kuptojnë se vetëm kompromisi është zgjidhje ndryshe edhe sikur të marrin një çekiç dhe të më godasin në kokë, nuk do të ketë njohje të pavarësisë me forcë”, ka thënë Vuçiç për mediat në Serbi.

I pyetur se kush e ka propozuar idenë për të emërtuar Liqenin e Ujmanit me emrin e presidentit amerikan, Donald Trump ai tha se kjo ka ardhur nga serbët e Kosovës.

“Qytetarët tanë në Kosovë e duan Trump. Si ka mundësi që askush nuk e kupton këtë, ata kanë kaluar periudhën më të keqe gjatë administratës së kaluar.Çfarë mendoni se do të ulemi në gjunjë para atyre që na kanë bombarduar? S’do ta bëjmë dhe nuk më vjen turp ta them këtë”, u shpreh Vuçiç.

Lideri serb ka shprehur edhe njëherë mirënjohje për Trump duke thënë se ishte i bindur që Presidenti amerikan do të vizitonte Serbinë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img