Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media ka folur për heqjen e vijave të kuqe nga LDK.
Ai ka theksuar se nuk është PDK ajo e cila ka vendosur apo ka hequr vija të kuqe.
I pyetur nga gazetarët, ai tha se për këtë duhet të pyetet LDK-ja, raporton Gazeta Blic.
Ndryshe, ditë më parë lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se partia e tij ia ka hequr vijat e kuqe PDK-së.
Në PDK ka dy grupe, ata që janë për hyrje në qeveri, dhe ata që janë kundër hyrjes në qeveri.