spot_img

Rikthehet dhuna në futbollin e Kosovës: Futbollistët bëhen për spital, klubi paralajmëron padi

spot_img

Një ngjare e turpshme ka ndodhur së fundmi në futbollin kosovar. Në Ligën e Tretë është rikthyer edhe njëherë tjetër dhuna, transmeton Gazeta Metro.

Në ndeshjen e xhiros së parë në Ligën e Tretë të zhvilluar mes KF Matit dhe Elite FC, kryetari dhe zyrtarët bashkë me futbollistët e Matit kanë sulmuar ata të Elites, sipas këtyre të fundit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit, Elite FC ka publikuar disa fotografi të futbollistëve për të cilët pretendojnë se janë sulmuar, duke shtuar se ata janë mbajtur në emergjencë deri në orën 23:00.
Elite FC gjithashtu ka publikuar edhe raportet mjekësore, teksa në postimin e tyre kanë treguar edhe si ka rrjedhur ngjarja.

Postimi i plotë nga Elite FC (pa ndërhyrje):

“Kërkojmë nga FFK dhe organet e rendit të marrin masa të ashpra në mbrojtjen e talentave të rinjë dhe në mbrojtjen e sportit.
Nëse ne nuk arrijmë ti ruajmë nga rreziqet dhe të ju sigurojmë sport në plotë kuptimin e fjalës talentave tonë ne nuk do të arrijmë kurr ta zhvillojmë sportin dhe rininë e Kosovës.
Vlen të ceket se lojtari më i vjetër i ekipes sonë është 19 vjeçar. Lojtar të ri që nuk kërkojnë asgjë përveç se përkrahje institucionale dhe ti lëmë të luajnë futboll.
Pikërisht në gjiron e parë kampionale në kuadër të Ligës së tretë në kuadër të FFK-së LRFP-së.
Gjithcka ndodhi në ndeshjen kampionale ndërmjet
KF MATI vs ELITE FC.
Në vend se lojtarët tanë të shkojnë në shtëpitë e tyre pas ndeshjes, ata rrihen nga kryetari i KF Matit, anëtarë të kryesisë, nga lojtarët dhe treneri i KF Matit e bëhen për emergjencë duke mbet atje deri ne ora 23:00 të mbrëmjes.
Gjithcka ndodhi mbas minutes se 30 kur dhe ne shënuam gol për 0-1, ndërsa kundërshtarëve iu pengonte gëzimi i familjarëve të lojtarëve tanë.
Pikërisht në foton e parë shihet ku lojtari me Nr. 7 iu jep urdhër disa personave në tribunë që të mirren me familjarët e nje lojtarit tonë.
Fillojnë ti rrahin në afërsi të fushës babë e bir deri sa i hedhin poshtë në fushë.
A ka më trishtim se lojtari ta sheh babain e tij të përgjakur në afërsi të këmbëve te tij.
Lojtari jonë me Nr. 20 e kap për krahu babain e tij për ta ngre nga toka dhe referi e ndëshkoj me karton të verdhë pse doli jashte vijës anësore. Nuk u ndalën me kaq. Kryesia dhe tifozeria vendase filluan ti ndjekin ata të dy në afërsi të vijës anësore me shipka e dana duke iu sjell pa kontroll. Pastaj fillojnë ti hudhen lojtarit tonë me Nr.20 duke e rrahur atë tifozët kryetari në kryesi, disa lojtarë dhe treneri vendas. Portieri jonë si kapiten del nga porta dhe shkon për ta nxjerr nga turma lojtarin tonë, ndërsa atij i sjellë me grusht direkt në fytyrë portieri vendas dhe përgjaket përtokë.
Policia vetëm shikonte dhe nuk arrestonte askënd. Nuk e di a janë policia me majt rend apo me shiku duke të rrahur.
Nuk e di kush e ka pranuar atë fushe pa standardet e duhura e pa rrethojë ku lojtarët nuk janë të mbrojtur aspak.
Faleminderit KF Matit dhe kryesisë për mikpritjen e tille, e për dajakun e dhënë.
Të gjithë e dinë se ju ndryshe nuk dini.
A vetëm pse po fitonim duhet të rrahemi?
A patjetër duhet të fitoje suadra vendase?
A asnjëherë nuk bënë të fitojë më i miri?
A vetëm pse jemi klub i ri me lojtarët të rinj duhet të na frikësojnë?
A kështu po lejoni të shuhen ëndrrat e të rinjve e ti shtyni ta lënë futbollin?
Portieri Ron Emini e ka hundën e krisur ndërsa Venhar Kadriu ka lëndime të mëdha në fytyrë e në trup. Gjithçka shihet në raportet mjekësore të lojtarëve.
Të gjithë lojtarët e tjerë janë të traumatizuar dhe janë skeptikë a të vazhdojnë me futbollin a jo!
Ne nuk do të ndalemi me kaq, kemi ngrit padi dhe do te vazhdojmë procedurat gjyqësore për rastin në fjalë.
I bëjmë apel komisionit të garave, LRFP-së, FFK-së. Policisë së Kosovës të marrin masat e duhura dhe ndëshkimet meritore për njerëzit e tillë të papërgjegjshëm”. /gazetametro.net

NGJARJE TË TJERA

spot_img