Ka disa ditë që ekipet mobile të komunës dhe KRP “Pastrimi” janë duke u marrë me pastrimin e hapësirave të Parkut Rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë.
Mbeturina të shumta të hedhura vend e pa vend nga qytetarët po ndikojnë në një pamje jo të mirë të këtij kompleksi shumë atraktiv dhe ndër të paktët në këtë regjion, andaj edhe kërkesa e shërbimeve përkatëse komunale është që qytetarët ti mirëmbajnë këto hapësira dhe mbeturinat ti hedhin në vendet e caktuara dhe jo në sipërfaqet e gjelbërta.
Gjithashtu luten qytetarët që të mos i dëmtojnë ulëset, rekuizitat e ndryshme sportive si dhe pajisjet e lojërave për fëmijë.
Bashkë ta ruajmë dhe ta mirëmbajmë ambientin!