Ekipet mobile të Shërbimeve Publike kanë eliminuar një pikë grumbullimi të mbeturinave të shumta në Bresje, të cilat janë hedhur nga qytetarët dhe nga disa kompani ndërtimore. Në vend që të përdorin kontejnerët e vendosur për mbeturina ata po i hedhin ato pa ndonjë kontroll duke ndotur ambientin, por edhe duke krijuar mundësi të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse.
Kjo pikë grumbullimi në Bresje edhe pse është mënjanuar disa herë, prapë po keqpërdoret.
Kërkojmë nga qytetarët dhe nga kompanitë ndërtimore që të jenë të vëmendshëm për rrezikun dhe pasojat që mund të shkaktojnë, sidomos tani kur po përballemi edhe me pandeminë COVID-19!