Vllaznim Mustafa është 32 vjeçari që ka humbur jetën sot si pasojë e një incidenti me traktor në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 14:40, ku viktima kishte ngarkuar traktorin me drunj dhe derisa ishte rrugës për në shtëpi, traktori ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga në një arë. Kështu nga ngarkesa që ka pasur traktori ka sharruar dhe është ngjitur me rimorkion, me ç’rast viktima ka mbetur në mes.
Të njëjtit sinjalizues bëjnë të ditur se i ndjeri nuk ka mundur t’u bëjë ballë lëndimeve dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes. Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Rugova tha se bëhet fjalë për një 30 vjeçar
“Rreth orës 14:40 policia është informuar se në fshatin Krushevë e Madhe, Komuna e Klinës, ka ndodhur një incident. Si pasojë e këtij incidenti një person i moshës 30-vjeçare ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Për detaje të tjera do të ju informojmë”.