Ministria e Mbrojtjes së Armenisë njoftoi se sot ushtria e Nago-Karabakut rrëzoi një aeroplan dhe një helikopter të Ajzerbajxhanit. Sipas mediave të huaja menjëherë pas kësaj, u raportua se edhe dy avionë të tjerë u rrëzuan.
“Dy avionë të tjerë u goditën. Kjo do të thotë që tre aeroplanë u rrëzuan sot. Për më tepër, dy helikopterë dhe gjashtë dronë u shkatërruan brenda ditës,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë Artsrun Hovanisyan në profilin e tij në Facebook.
“Forcat e Nago-Karabakut rrëzuan një aeroplan dhe një helikopter në jug dhe juglindje të vendit” , shkroi zëdhënësja e Ministrisë Susan Stepanjan më parë në profilin e saj në Facebook.
Ndërkohë disa orë më parë, Ministria e Mbrojtjes së Armenisë tha se 15 automjete u shkatërruan, dhe një sistem raketash BM-30 Smerch dhe gjashtë dronë u rrëzuan.