spot_img

Pentagoni: 498 ushtarë amerikanë bënë vetëvrasje vitin e kaluar

spot_img

Sipas “Raportit Vjetor të Vetëvrasjeve” të përgatitur nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së (Pentagon), 498 ushtarë të Ushtrisë Amerikane kanë kryer vetëvrasje në vitin 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raporti thekson se 344 nga ushtarët që bënë vetëvrasje ishin aktivë dhe 154 ishin nga Rezerva dhe Garda Kombëtare.

Më tej njoftohet se 142 nga ushtarët aktivë që kryen vetëvrasje u përkisnin Forcave Tokësore, 83 prej tyre Forcave Ajrore, 72 Marinës dhe 47 Forcave Detare.

Sipas raportit, 326 ushtarë aktivë kishin kryer vetëvrasje në 2018, ndërsa ky numër ishte 287 në vitin 2017.

Në raport, i cili deklaroi se shkalla e vetëvrasjes midis Forcës Rezervë dhe Gardës Kombëtare është ulur, theksohet se 154 ushtarë, 65 prej të cilëve ishin nga Rezerva dhe 89 nga Garda Kombëtare, kryen vetëvrasje në vitin 2019.

Ndërkaq, 81 ushtarë në Forcat Rezervë kanë kryer vetëvrasje në vitin 2018 dhe 93 në vitin 2017.

Numri i vetëvrasjeve në Gardën Kombëtare ishte 136 në vitin 2018 dhe dhe 133 në vitin 2017.

NGJARJE TË TJERA

spot_img