spot_img

Arrestohet VRASËSI ME PAGESË, dyshohet për një sërë ekzekutimesh me armë dhe eksploziv

spot_img

Arrestimi i Dod Gjikolajt
Ekipi policor “Fast Albania” në bashkëpunim me policinë e Kosovës kanë arritur të kapin një person me rrezikshmëri të lartë, i dyshuar si autor i disa vrasjeve me pagesë.

Operacioni i koduar “Kalaja” është finalizuar me vënien në pranga të 41-vjeçarit Dod Gjikolaj, i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë me armë zjarri dhe eksploziv.

“Ky shtetas dyshohet si vrasës me pagesë për një sërë ngjarjesh me eksploziv e armë zjarri në Kosovë,” njofton policia.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalaja”.

Fast Albania, në bashkëpunim me Fast Kosova, DVP Gjirokastër, Lezhë e Shkodër dhe Interpol Tirana, në kuadër të operacionit të koduar “Kalaja” kapën një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për krime ndaj personit me armë zjarri e eksploziv.

41-vjeçari i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë, me armë zjarri dhe ekspolziv.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e prsonave që qarkullojnë me armë zjarri, atë që janë të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, apo që kryejnë trafiqe të paligjshme, falë informacioneve policore dhe koordinimit të veprimve u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Kalaja”.

Në kuadër të këtij operacioni i cili u zhvillua nga Fast Albania, DVP Gjirokastër, DVP Lezhë e Shkodër, Interpol Tirana dhe Fast Kosova, u bë e mundur lokalizimi i vendndodhjes në Gjirokastër dhe më pas kapja e shtetasit shumë të kërkuar nga drejtësia e Kosovës, D. Gj., 41 vjeç, banues në Velipojë Shkodër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krimet e Rënda me Vendim nr.26/18, datë 06.07.2020, ka lëshur urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale “Vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese”.

Ky shtetas dyshohet si vrasës me pagesë për një sërë ngjarjesh me eksploziv e armë zjarri në Kosovë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img