Kosova ka marrë medalje të artë në Kupën Evropiane në xhudo.
Shigeki Nakamura ka fituar medaljen e artë në Dubrovnik, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën, shkruan lajmi.net.
Nakamura në finale mposhti serbin Rajiçiq, me anë të ‘IPPON’.
Japonezi ‘i Kosovës’ ka garuar në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Në rrugën drejt finales, ai fitoi edhe tri duele të tjera.