Senatorja meksikane filloi të ndërrohet gjatë një mbledhje live në video. Incidenti ka ndodhur pasi gruaja nuk e ka kuptuar se kamera e saj e Zoom ishte akoma e ndezur.
Ajo është shfaqur në kamera pa reçipeta ndërsa kolegët ishin duke diskutuar në një mbledhje të përbashkët. Gruaja ka kërkuar falje para të gjithëve për incidentin e sikletshëm.
Senatorja meksikane Martha Lucia Micher, 66 vjeç po fliste me anëtarët e partisë politike të Lëvizjes Rigjeneruese Kombëtare, Bankën e Meksikës dhe gazetarët më 29 maj, duke diskutuar ndikimin e pandemisë koronavirus në ekonominë e vendit.
Në një moment, duke menduar se ishte shkëputur nga biseda senatorja ka filluar të ndërrohet duke mos e kuptuar që kamera e saj ishte akoma e ndezur.
Fotografitë e saj filluan të qarkullojnë në mediat sociale, duke shkaktuar një mori reagimesh midis komentuesve.
Martha kërkoi falje dhe tha:
Unë jam Malu Micher dhe nuk kam turp që kam treguar një pjesë të intimitetit tim pa dashur, sepse është pikërisht kjo temë se një grua është “vetëm trupi i saj” që më ka bërë të luftoj me këmbëngulje kundër trajtimit të gruas si objekt. Jam një grua 66 vjeç që kam ushqyer me gji 4 fëmijë, tre prej të cilëve janë profesionistë në punët e tyrë dhe ndihem krenare për trupin tim.