Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli sot, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, me Lazion dhe Sevillën si destinacione të mundshme të tij.
Ndeshja kundër Lincoln City ne EFL Cup mund të ketë qenë e fundit për Xherdan Shaqirin, pasi trajneri Jurgen Klopp nuk e sheh në planet e veta, ku pas ardhjes se Takumi Minamino dhe Diogo Jota konkurrenca ne ekipin e Liverpool është shtuar.
Shaqiri që nga fillimi i sezonit të kaluar ka vetëm 12 ndeshje, ku edhe lëndimet e kanë penguar që t’i shfaqe aftësitë e tij.
Dy klubet të cilat kanë shfaqur interesim për 28-vjeçarin janë Lazio dhe Sevilla. Vlera e lojtarit sipas të kuqve është rreth 22 milionë euro.
Vëmendja e klubeve është shtuare pas paraqitjes fenomenale ne ndeshjen kundër Lincoln City, ku triumfoi skuadra e Liverpool me rezultat 7:2, Shaqiri shënoi golin e parë nga goditja e dënimit. Por, ai nuk u ftua ne asnjërën prej ndeshjeve të ardhshme të Liverpoolit