Tana Mongeau, ylli i “Youtube” u ka premtuar ndjekësve 3 foto falas nudo të saj, nëse vërtetojnë se kanë votuar për Joe Biden.
Tana Mongeau, blogerja e lindur në Las Vegas, pretendon se ka marrë më shumë se 10,000 mesazhe nga qytetarë që vërtetojnë se kanë votuar për demokratin.
Por fushata e saj e ashtuquajtur “Booty for Biden”, mund të ketë thyer ligjin zgjedhor të SHBA. Në një postim në Twitter, të cilin e fshiu më pas, Tana shkruante “Nëse më dërgoni prova se keni votuar për Biden, unë do t’ju dërgoj foto lakuriq falas”.