Selektori i Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski e pret me optimizëm ndeshjen e nesërme me Kosovën në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it të Ligës së Kombeve në futboll.
“Nëse jam i sigurt për ndonjë gjë, është që nesër lojtarët do të japin maksimumin si kurrë më parë në karrierën e tyre.
Ne jemi pa Elmasin, Kosova pa disa lojtarë kryesorë. Por, ndeshja luhet 11 kundër 11 lojtarëve. Ne e respektojmë kundërshtarin në maksimum, por kur fillon ndeshja, ne mendojmë vetëm për të fituar”, tha mes të tjera Angellovski.
Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës do të luhet nesër në orën 20:45 në arenën kombëtare “Todor Proeski” në Shkup.