spot_img

Këta janë gjyqtarët që do ndajnë drejtësinë në ndeshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

spot_img

Në faqen zyrtare të UEFA’s janë publikuar emrat e gjyqtarëve që do ndajnë drejtësinë në ndeshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Kosova më 8 tetor zhvillon ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në histori, ndeshjen gjysmëfinale ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup në kuadër të ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve.

UEFA ka caktuar gjyqtarët nga Holanda që të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje. Danny Makkelie do jetë gjyqtari kryesor, kurse asistentët e tij do jenë Mario Diks dhe Hessel Steegstra, teksa Allard Lindhout është caktuar si gjyqtar i katërt. Ndërkaq, në dhomën e ‘VAR-it’ do jetë Jochem Kamphuis, i cili do ndihmohet nga Kevin Blom.

Ndryshe, ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës zhvillohet nesër (e enjte) me fillim prej orës 20:45 në stadiumin ‘Todor Proeski’.

NGJARJE TË TJERA

spot_img