Kosova është eliminuar nga gjysmëfinalja e play-offit të Ligës së Kombeve.
Përfaqësuesja jonë humbi 2-1 përballë Maqedonisë së Veriut në takimin që u zhvillua në Shkup.
Edhe pse Kosova arriti t’i barazonte shifrat 1-1 me anë të Florent Hadërgjonajt, maqedonasit arritën të rikthenin epërsinë pas vetëm disa minutash.
Nga ky eliminim, Valon Berisha nuk arriti t’i mbante lotët pas përfundimit të takimit.
Mesfushori që mbajti shiritin e kapitenin në këtë takim të rëndësisë së madhe, e përjetoi mjaftë rëndë këtë eliminim.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut në finalen e play-offit të Ligës së Kombeve do të luajë përballë Gjeorgjisë që eliminoi Bjellorusinë.
Kosovo's first appearance in these competitions after many good matches has already been eliminated by north Macedonia.#euro2020
Julkaissut EURO 2020 Torstaina 8. lokakuuta 2020