Shkruan: Adem Haliti
Sonte është vërtetuar se trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, se kurrë s’ka qenë trajner, as në karrierë dhe as në momente të mëdha.
Ai njeri u pa sonte, se mbrojtësi nuk është mesfushor siç startoi me Hadërgjonajn, apo Kosova koka me tapi që po dashka të startojke me lojtarë të tillë.
Pse nga fillimi nuk startuan me lojtarët si Zhegrova, Kastrati apo Rashani? Pse iu vazhdu kontrata një trajneri si ky, pa e kualifikuar Kosovën në Evropian, për të cilin kam shkruar që sa kohë.
Challandes luan me lojtarë të vet siç e kam cek me shkrimet e mija të më hershme.
E tash, çka kanë më thanë analistët që i besuan, ndërsa sonte u prish ëndrra jonë, ëndrra e një populli të vuajtur që ka merituar të jetë atje, në kampionat, të paktën.
Atij iu vazhdua kontrata përkundër faktit që s’ka karrierë të suksesshme me kombëtare. Kush do ta mbajë përgjegjësinë që mbrojtësi luan mesfushor e lojtarët në top formë lihen rezervë?
Këtu duhet të japë përgjegjësi edhe kryetari i FFK’së, Agim Ademi, që ia vazhdoi kontratën.