Kosova edhe zyrtarisht është bërë me Qeverinë e re.
Pas shkarkimit të Qeverisë Kurti, Kuvendi i Kosovës sot ka votuar Qeverinë e re, me kryeministër Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës
Hoti u zgjidh kryeministër pasi që partia e tij LDK kishte arritur koalicion me partitë AAK-NISMA dhe lista serbe shkruan Albanian News
Qeveria Hoti u votua nga 61 deputetë.
Kjo është përbërja e Qeverisë Hoti:
LDK do të ketë shtatë ministra dhe një zëvendëskryeministër
Avdullah Hoti-kryeministër
Driton Selmanaj – zëvendëskryeministër;
Hykemte Bajrami – Ministre e Financave;
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes;
Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;
Agim Veliu- Ministër i Punëve të Brendshme;
Arban Abrashi- Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit;
Armend Zemaj- Ministër i Shëndetësisë;
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Nga AAK janë:
Besnik Tahiri- Zëvendëskryeministër i parë
Meliza Haradinaj- Ministre e Punëve të Jashtme
Selim Selimi- Ministër i Drejtësisë,
Blerim Kuçi- Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit
Ramë Lika- Ministër i Arsimit
Nga Nisma Socialdemokrate:
Albulena Balaj-Zëvendëskryeministre
Skënder Reçica-Ministër i Punës
Vesel Krasniqi- Ministër i Tregtisë dhe Industrisë
Nga minoritetet:
Goran Rakiq-Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Pushtetit Lokal
Dalibor Jevtic- Ministër i Kthimit dhe Komunitetit
Enis Kervan-Ministër i Zhvillimit Rajonal./Albanian News