Publicisti Shkëlzen Gashi vazhdon të jetë personi më kritikues për tekstet alternative gjashtë vëllimshme për Historinë e Ballkanit.
Përmbajtjen e këtyre teksteve e ka kritikuar dhe e ka gjykuar si tendencioze Gashi, duke thënë se “arsyeja pse shqiptarët nuk paraqiten siç duhet në këto tekste, është përgjegjësi edhe e historianëve shqiptarë.
Megjithatë kur jemi tek publicisti Gashi, ai jo rrallë herë ka qenë personi më i përmendur në gjitha mediat shqiptare dhe ato serbe për disa deklarata antishqiptare.
Gashi, disa muaj me parë në televizionin T7, kishte thënë që UÇK, kishte kryer krime lufte (Mund ta shihni KËTU) pas kësaj deklarate Albin Kurti, në atë kohë Kryeministër i vendit e kishte liruar Shkelzen Gashi, nga pozita e këshilltarit.
Megjithatë kjo nuk është deklarata e vetme antishqiptare Gashit. Ai e kishte quajtur edhe heroin e kombit Isa Boletinin, mercenar (Videon mund ta shihni KËTU)
Së fundmi faqja ‘Kosova e Popullit’ e ka postuar edhe një video ku dëgjohet Shkelzen Gashi ku për Masakrën e Tivarit i shpallë fajtorë Shqiptarët, ndërsa Dukagjinit i referohet ende si “Metohija”!
Kujtojmë që për deklaratat e tij, para disa muajve patën reaguar edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe gjithë liderët shqiptarë anë e këndë botës.
Përndryshe faqja ‘Kosova e Popullit’ e quan mbetje jugosllave Gashin.