Nuk iu bashkua Kosovës me arsyetimin se është i lënduar. Mirëpo, “mos keni merak” sepse Vedat Muriqi është shumë mirë.
Madje, sulmuesi sot ka bërë një paraqitje pozitive në miqësoren e ekipit të parë të Lazios kundër skuadrës juniore, përcjellë Gazeta Olle.
Bardhekaltërit kanë zhvilluar një takim kontrollues sot në kampin stërvitor në Formello, të cilën skuadra e parë e fitoi me shifrat 3:0.
Muriqi ka luajtur në sulm së bashku me Caicedon.
Sipas Corriere dello Sport, Muriqi bëri një paraqitje pozitive.
“Gol nga Caicedo, Muriqi ok. Që të dy luajtën në fazën e sulmit”, shkruan mes tjerash medium italian.