Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka komentuar për gjetjet e raportit mbi reformat e lidhura me Bashkimin Evropian në Kosovë.
Ai ka theksuar se ky Raport, nxori në pah se sa e korruptuar është Kosova.
Ben-Meir e ka quajtur të “trishtueshëm” faktin që Kosova as pas dy dekadash nga përfundimi i luftës, nuk ka mundur të heqë qafe sistemin e saj të korruptuar.
“Komisioni Evropian këtë javë publikoi një raport mbi reformat e lidhura me BE në Kosovë, i cili shërbeu vetëm për të përshkruar sa e korruptuar është Kosova. Është kaq e trishtueshme sa që edhe pas dy dekadash që nga përfundimi i luftës së saj me Serbinë, Kosova nuk ka qenë në gjendje të heqë qafe sistemin e saj të korruptuar edhe me një mbështetje të gjerë nga fuqitë perëndimore”, ka deklaruar profesori amerikan.
Ai ka porositur që Kosova të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, në të kundërtën duhet të harrojë integrimin në BE.
“E ardhmja e Kosovës varet nga vendimet e veta; nëse nuk janë të gatshëm të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, ata duhet të harrojnë integrimin në BE”, ka shkruar në një postim në Facebook Alon Ben-Meir.