Me një debutues si Kallaku, me dy lojtarë që për herë të parë zbresin në fushë si titullarë, Kumbulla dhe Broja, Shqipëria mori shpejt kontrollin e lojës, ishin ata që lëvizin topin përballë Kazakistanit. Ndryshe nga sfida e fundit, dukshëm kuqezinjtë kanë më shumë dëshirë, lëvizin shpejt në fushë por janë të pa saktë në pasin final, janë dhe të pafat si në minutën e 8-të ku krosi i Trashit nga goditja e këndit u përplas në shtyllë.
Trashi dhe Broja ishin rrezik konstant në krahun e majtë, sulmuesi i Vitesse shpërtheu dy herë por pa mundur të shërbej në zonë. Pavarësisht se në mbrojtje më në fund u rikthye dhe Kumbulla titullar, sërish në dy momente Kazakistani zbriti rrezikshëm duke sjell pështjellim në zonën e Berishës. Me shifra të pa prekura përfundoi pjesa e parë në Almaty. (BalkanWeb)