Policia e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një aksion dhe ka ndërprerë 3 dasma. Ndërkaq një lokal kanë mbyllur shkaku i mosrespektimit të masave kundër koronavirusit. Dasmat kanë qenë në Gjakovë, Junik dhe Sllatinë.
Tre ditët e fundit në Kosovë ka pasur rritje të numrave me koronavirus. Përveç dasmave, në Prishtinë, në lagjen Arbëria, është mbyllur një lokal nate, për mosrespektim të masave anti covid-19.