Një 22-vjeçare nga Lushnja rezulton e humbur thuajse prej 10 ditësh. Bëhet fjalë për Dajana Mita e reja që është zhdukur pa lënë gjurmë për vendodhjen e saj. Kallëzimi në polici për ngjarjen në fjalë është bërë nga prindërit e vajzës në datën 2 tetor, ndërsa nëna thekson se bijën e saj mund ta kenë trafikuar ose më e keqja ekzekutuar.
Deklarata e nënës:
Them rrëmbyer se kam një dyshim se te telefoni i saj, pash një targë makine, dy ditë dhe kjo targa menjëherë vajta te komisariati i Lushnjes dhe komisariati i verifikoi e mori atje këtë djalin dhe te ky djali dyshoj se ma ka rrëmbyer vajzën. Ka 10 ditë vajza nuk kemi marrë asnje lloj haberi. Ky djalë që e ka marr mbase e ka shitur, mbase e mban me dhunë nuk e di. Ka qenë e rregullt e mbyllur në vetvete, jo e shkathët. Mos e ka vrarë. 10 ditë pa marr vesh ku është vajza.
Sipas burimeve mësohet se për herë të fundit vajza është parë të largohet me një automjet nga Lushnja në drejtim të Rrogozhinës, ndërsa policia ka marrë një pyetje një djalë me të cilin Dajana ka pasur një lidhje. I riu që është njohur me të zhdukurën përmes rrjeteve sociale ka mohuar të ketë gisht në ngjarje.