Koronavirusi duket se nuk po kursen as moshat e reja. Një ditë më parë ka ndërruar jetë në spitalin COVID 2, arkitekti 28-vjeçar Geri Lika.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur të afërmit dhe miqtë e tij në rrjete sociale.
Ai ishte i fejuar, sapo kishte nisur karrierën dhe jetën, por gjithçka iu pre në mes.
Trajneria e njohur Elida Motro i ka dedikuar disa fjalë duke përmendur arritjet e Gerit, pa lënë pas ngushëllimet për familjarët.
Postimi i Elida Motro: Ca fjalë zemre e lamtumire për Geri Lika
Një nga më të talentuarit të rinj që kam njohur, arkitekt dhe bashkë-themelues i 1ClickArchitects!
Nuk kam fjale të përshkruaj tronditjen që na ka shkaktuar humbja e tij neve që e njihnim prej nje viti dhe vetëm mund t’a marrim me mend dhimbjen shkatërruese për Olen e tij, nënën, babain, motrën e gjithë të afermit e tij.
Flasim për Geri Lika, ky djalë i pashëm, i mençur mbi moshën e tij veç 28 vjeçare, i talentuar, i qeshur dhe me humor të hollë, i menduar dhe i planifikuar në çdo hap me mendime e endrra për të, Olën dhe 1ClickArchitects.
Ishte një vit i jashtëzakonshëm për të tre ata, me plane, me zbatime dhe paralelisht ecje dhe Geri plot entuziazëm dhe pa asnjë merak, se ‘”gjërat po ecin mirë, shume mirë Lida”.
Kujtoj cdo sesion-takim me Gerin dhe Olën dhe çdo të Shtunë të Sukseshme me grupet e VeproACTS dhe do mbaj të shtrenjta në kujtesë çdo mendim e kontribut të Gerit, çdo ide e përpjekje të tij për të ndërtuar një kompani mirëfilli arkitekturore.
Kujtoj takimin e parë me Gerin dhe Olën te Qendra Stefan, një djalosh që duke folur pak, me tregoi shume për vizionin që kishte për jetën e tij dhe të Oles përmes 1ClickArchitects.
E lumtur isha që po njihja dy të rinj që të ardhmen e shihnin këtu, në Shqipëri, me punë të ndershme, me vizion të madh dhe me vullnetin e jashtëzakonshëm për t’a kthyer në realitet ëndrrën e tyre të nisur që në bangat e shkolles së lartë, biznesin e tyre.
Përgjatë punës bashkë, u kthyen në dy miq të shkëlqyer dhe si në takimet me ta si çift, edhe në seminaret në grupet e VeproACTS, shtonin vlerë me mendimet e tyre te pjekura, me bagazhin e pamasë të njohurive, si dhe me humorin që Geri dhe une e drejtonim drejt Olës, Arjola Kuqi, qendrës së tij të interesit dhe dashurisë.
Geri Lika, le shumë, shumë trashëgimi për kaq pak vite jetë, dhe le kaq shumë dashuri te të gjithë që të njohëm.
Le shumë pa jetuar dhe dhimbje të pamatë te Ola, nëna, babai, motra dhe gjithë sa ti doje.
Le boshllek dhe dhimbje edhe te ne, grupet e punës te programit VeproACTS.
Shumë…
Falenderurse Perëndise që të njoha ty dhe miken për jetë Olen tënde. Miqësisht,