spot_img

Franca shuan shpresat e Kosovës për viza

spot_img

Pavarësisht konstatimit të para pak ditëve të Komisionit Evropian se Republika e Kosovës i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave, brenda shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ka rezerva dhe skepticizëm, nëse kosovarëve duhet t’iu hiqet regjimi i vizave. Ky qëndrim lidhet me fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, meqë francezët thonë se pavarësisht lëvizjeve pozitive, ende s’janë prodhuar efekte të prekshme.

Media ekskluzivisht nga burime diplomatike në Paris mëson se qëndrimi i Francës së presidentit Macron është që Kosova ende nuk i ka plotësuar kushtet për të marrë liberalizimin e vizave.

“Një regjim i liberalizimit të vizave për qëndrim të shkurtër, supozon të jenë plotësuar një numër kushtesh, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës (sundimin e ligjit) dhe me luftën kundër krimit dhe aktiviteteve kriminale. Aktualisht, këto kushte nuk janë ende të përmbushura nga Kosova”, ka thënë ky burim diplomatik Express.

Sipas francezëve, zhvillimet pozitive që janë bërë në fushën e sundimit të ligjit dhe në reformën për drejtësi, është shumë herët që të prodhojnë rezultate të prekshme.

Nga Parisi thonë se bashkë me partnerët evropianë do të vëzhgojnë për së afërmi zhvillimet që kanë të bëjnë me fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

“Ne mbetemi të vëmendshëm, bashkë me partnerët tonë evropianë për zhvillimet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar. Zhvillimet pozitive në këtë fushë, siç është implementimi i disa ligjeve për forcimin e sundimit të ligjit dhe për projektin e reformës në drejtësi, janë shumë rishtazi që të prodhojnë rezultate të prekshme. Por, zbatimi i reformave është thelbësor, në mënyrë që ligjet të mundë të zbatohen në një mënyrë të qëndrueshme”, ka theksuar ky burim diplomatik.

Përveç Francës, edhe Holanda është duke hezituar për të përkrahur Kosovën në këtë proces.

Deri tani, mbështetje të pakushtëzuar është duke dhënë Gjermania e kancelares Merkel, e cila megjithatë është e pamjaftueshme, nëse Macron s’i jep përkrahje.

Shpresat e kosovarëve se do të lëvizin pa viza ishin rritur shumë gjatë pjesës së dytë të këtij viti, meqë presidencën e BE-së është duke e udhëhequr Gjermania.

Megjithatë, pavarësisht lidershipit gjerman, çështja e vizave për Kosovën duket se nuk është prioritet, meqë në takimin e Këshillit Evropian që do të mbahet më 15 dhe 16 tetor nuk do të jetë fare në rend të ditës.

Këtë ia kanë konfirmuar nga Qeveria Gjermane dhe nga Bashkimi Evropian.

Krerët e shtetit të Kosovës në vazhdimësi kanë drejtuar akuza dhe kritika drejt BE-së, meqë Kosova është vendi i vetëm i izoluar në Ballkan pa të drejtë lëvizjeje pa viza në Zonë Schengen.

NGJARJE TË TJERA

spot_img