Policia ka konfirmuar arrestimin e Naser Gashit, i njohur si Naser Qeli.
Të shtunën rreth mesnatës, Naser Gashi kishte hyrë në ndërtesën ku ndodhet redaksia e Gazetës Express dhe kërcënoi gazetarët, shkruan lajmi.net.
E gjithë kjo kishte ardhë pas publikimit të një artikulli, në të cilin flitej për ish-bashkëshorten e Gashit.
Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për lajmi.net se Naser Gashi është arrestuar lidhur me këtë rast dhe me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Mund të konfirmojmë se para tri dite policia ka inicuar një rast ‘kanosje’. Pas grumbullimit të fakteve dhe dëshmive relevante, policia sot, ka arrestuar një të dyshuar. I njëjti është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgoj në mbajtje”, tha Krasniqi për lajmi.net.
Kujtojmë se Naser Gashi ka pak kohë që ka kurorëzuar dashurinë me martesë me këngëtaren Aida Doçi. /Lajmi.net/