Nuk pati gola të realizuar në ballafaqimin ndërmjet Greqisë dhe Kosovës.
Ishte një fytyrë tjetër e treguar nga ana e skuadrës së Bernard Challendes, por që në fund, përkundër disa rasteve të mira të krijuara për gol, ato nuk u konkretizuan.
Në fund të ndeshjes, lojtari më i vlerësuar ishte portieri i Kosovës, Aro Muriq i cili e mbrojti penalltinë e gjuajtur nga Anastasios Bakasetas dhe u vlerësua me notën e lartë 7.8.