Këngëtari i njohur turk Tarkan pas shumë aventurave në jetën e tij ka hedhur hapa të rëndësishëm.
Ai ka kurorëzuar lidhjen e tij me bukuroshen Pinar Dilek në një ceremoni shumë të thjeshtë në Maj të vitit 2016.
Çifti kishin rreth 5 vite që frekuentoheshin. Më pas ai ka organizuar një dasmë me rreth 100 të ftuar në Koln, Gjermani pasi të afërmit e Pinar jetojnë në Gjermani.
Përgjatë kësaj kohe në lidhje me jetën e tij në çift kanë dalë lajme nga më të ndryshmet, por ai më i ëmbli ishte ai i cili njoftonte shtatzaninë e Dilek.
Pritja e ëmbël duket të ketë filluar t’i rrumbullakosë format e Dilek e cila duket më e bukur se kurrë. Lajmin se Tarkan do bëhet baba e ka bërë publik ai vetë me anë të një postimi.
Që pas këtij lajmi Pinar ka bërë daljen e saj të parë publike dje. Ajo duket shumë e lumtur për këtë fakt.