Një autobus pasagjerësh ka marrë flakë gjatë mesditës të kësaj të hënëje në aksin rrugor Fier-Levan.
Rreth orës 14:00, autobusi me pasagjer me drejtues shtetasin E.C, banues në Frakull ka marrë flakë në ecje e sipër.
Shkak i zjarrit dyshohet të jetë një defekt në motorrin e mjetit.
Deri tani nuk raportohet asnjë i plagosur.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Top Channel