Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka shprehur hapur ambicien e tij për t’u bërë president i Republikës së Kosovës, megjithatë kreu i LDK’së, Isa Mustafa, thotë se Haradinaj s’ka kushtëzuar asnjëherë vazhdimin e koalicionit me çështjen e zgjedhjes president.
Derisa ish-kryeministri s’ka pasur ndonjë koment për kafjallin e djeshëm në mes të Haradinajt, Thaçit e Veselit.
“Mesa e kam parë ka qenë takim i tyre në restorant. E kam shumë të vështirë që t’i komentojë takimet që bëhen në restorant mes njerëzve dhe çka flitet në një tavolinë. Mund të them që në asnjë rast, z Haradinaj nuk na e ka shtruar si kusht çështjen e presidentit për punën e vazhdimit të koalicionit”, ka thënë Mustafa.
Ndër të tjera ka thënë se në LDK s’është biseduar deri tani për pozitën e presidentit.
“S’kemi diskutuar asnjëherë për president”, ka theksuar ai./Express/