Një ngjarje e rëndë ndodhi 4 ditë më parë në fshatin Poliçkë në Kosovë, ku një 19 vjeçare u gjet e vdekur pasi ishte vetëvarur në degën e një lisi.
Sipas burimeve për mediat kosovare, 19 vjeçares Arbesa Murseli Lipovica iu gjet në xhepin e majtë të xhupit një letër së bashku me telefonin e saj.
“Falemiderit shum gjithve ama burrit tem kurrë hallall mos i koftë”, shkruhej në letrën që iu gjet 19 vjeçares, duke bërë që dyshimet të shkojnë te burri i saj, me të cilin mund të mos ketë patur marrëdhënie të mira.
Por si ndodhi ngjarja?
19 vjeçarja jetonte me burrin, djalin 3 vjeçar dhe familjen e burrit në Gjilan, por në ditën kur bëri vetavrasje, e gjithë familja kishin shkuar në një shtëpi pushimii në fshatin Poliçkë, ku dyshohet se Arbesa vendosi t’i jepte fund jetës së saj.
E ndjera, sipas burimeve të afërta me familjen e saj, pa u vënë re ishte larguar nga shtëpia në orën 16:00, ndërsa u gjet e varur në degën e një lisi në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë në orën 16:50.