Pasi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se ishte kundër vendimit për shuarjen e task forcës ka ardhur kundërpërgjigja e kryeministrit Hoti.
Hoti i ka bërë me dije Haradinajt se që nga fillimi kjo qeveri ka patur për qëllim fuqizimin e shtetit ligjor.
“Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. Këtë e kemi bërë me vendimet që kemi marr në këta muaj të qeverisjes. Drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë.Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve”
Postimi i plotë:
Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. Këtë e kemi bërë me vendimet që kemi marr në këta muaj të qeverisjes. Drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë. Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve. Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor. Siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore.
“Dridhet” koalicioni: Ramush Haradinaj del kundër Qeverisë Hoti, për vendimin për shuarjen e Task Forcës kundër korrupsionit