Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një modele, 26 vjeç, ka paur zjarr ndaj grabitësve të cilët ishin futur në shtëpinë e saj në Miami. Nga pamjet e mëposhtme do të mund të shihni se si ajo mundohet të shpëtoj bashkëshortin, djalin e saj të vogël dhe miqtë që ishin në shtëpi.
Ansley Pacheco, ylli i “Only Fans”, ishte në dhomën e gjumit kur grabitësit hynë në shtëpinë e saj në Hileah. Në video shihni persona mësynë në shtëpi dhe qëlluan drejt bashkëshortit të saj Daniel dhe miqve të tij në dhomën e ndenjes.
Ajo mori armën dhe filloi të qëllonte ndaj tyre për t’i trembur që të largoheshin. Por grabitësit e armatosur me iu kundërpërgjigjën.
Video tregon Pacheco-n, 26 vjeç, qe merr pistoletën e saj përpara se të hapë zjarr ndaj dy grabitësve nga dera e dhomës së gjumit.
“Mos qëllo, djali im është këtu,” tha modelja e cila është me mbathje dhe me pistoletën në dorë.
Ajo dorëzoi pistoletën për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe më pas tregon se dy personat e armatosur morën një sasi të konsiderueshme sendesh me vlerë.