Franca ka deportuar një familje nga Bosnja e Hercegovina, pasi që e kishin rrahur të bijën e tyre dhe ia kishin rruar flokët vetëm pse kishte pasur dëshirë të martohet me një serb, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e Francës, shkruan Reuters.
Kjo ministri gjithashtu ka bërë të ditur se pesë anëtarët e familjes së kësaj vajze në lindje të qytetit Bezanson, është deportuar për në Sarajevë, transmeton Telegrafi.
“Ky dëbim nga territori ynë vjen si rezultat i sjelljes së pahijshme të familjes gjatë gushtit, në veçanti pas rrahjes dhe rruajtjes së flokëve të bijës së tyre që ka qenë e dashuruar në një serb të ri, një person që i përket një besimi tjetër”, thuhet në kumtesën e ministrisë franceze.