Jovan Deretiq, i cili në mediumin e Beogradit “srbija danas” përshkruhet si “historian kontravers”, në një bisedë për këtë portal, ka thënë shumë fjalë fyese kundër shqiptarëve dhe ka shtrembëruar faktet historike për origjinën dhe atdheun e tyre. Sipas tij, “sikur të mos falsifikohej historia, Serbia do të ishte tri herë më e madhe. Minimumi. Dhe shqiptarët nuk do të kishin ç’të kërkonin në Kosovë. Ata në Kosovë mund të kenë vetëm atë që ne ua japim, sepse ata në Kosovë absolutisht nuk kanë asgjë të veten”.
Ai, duke folur për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Kosovës e Serbisë ka thënë se e vetmja zgjidhje është autonomia në kuadër të Serbisë ose lufta, transmeton Koha.net.
“Ushtria e Serbisë për dy ditë do t’i shkelte shqiptarët e Kosovës”, ka thënë ai.