Në faqet rozë, prej një kohë të gjatë është aluduar se reperi Capital T dhe modelja Adrola Dushi, janë në lidhje dashurie.
Ajo që e ka mohuar një gjë të tillë është modelja shqiptare, teksa ka treguar se dyshja janë shumë miq të mirë.
Ndërkaq, Capital T i futar në emisionin Shiko Kush Luan, është pyetur për këto spekulime me Adrolën, ku thuhej se edhe bashkëjetojnë.
“Nuk jemi duke bashkëjetuar, më pëlqen e kam shoqe shumë të mirë dhe kemi raport të mirë shoqëror” është shprehur ai.
U aludua se është në lidhje me Capital T, Adrola Dushi tregon të vërtetën
Gjeneza e këtyre thashethemeve ka ardhur nga një imazh që e ka publikuar Dushi në rrjetin social Instagram, teksa dyshja shihen së bashku.
Më shumë është forcuar një mendim i tillë, ku në këngën “C’est La Vie” protagoniste ishte bukuroshja brune, e që shiheshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin.