“Përputhen” është një show dashurie, i cili sjell histori të vërteta të njohjeve mes të rijnve. Shqipja, konkurrentja më impulsive e përputhen, duket se luante një rol të dyfishtë me çunat. Në një puntatë ajo deklaroi për djalin nga Kosova, Eminin, se e kishte qejf dhe se do dilte me të në një takim, sepse e shikonte si partnerin e jetës. Edhe Emini nga ana tjetër kishte ardhur për Shqipen aty brenda dhe herë pas here flirtonin bashkë. Mirëpo pas daljes nga emisioni duket se Shqipja nga partner të jetës e shikon Eminin si vëlla. Këtë ajo e ka shprehur në “Instagramin” e saj personal në “Instastory” në të cilin ka hedhur edhe një foto me Eminin.
Shqipja shkruan:
T’keqen motra, lum ajo grua qe do të të marrë