Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, është një nga femrat më të njohura të showbiz-it, e cila spikat për bukurinë dhe format e saj trupore.
Në një intervistë të fundit për “Mujerhow”, Georgina ka treguar se dikur e cilësonte veten si një “rosë të shëmtuar” për të cilën askush nuk mendonte se do bëhej e bukur.
‘Kur isha e vogël isha një rosë e shëmtuar dhe u ktheva në një mjellmë. Kur kam lindur, askush nuk mendonte që më vonë do isha e bukur. Komplekset janë të padobishme. Off me komplekset. Unë e dua veten ashtu siç jam, me papërsosmëritë. Askush nuk është perfekt. Ne jemi unik. Kjo tashmë është një gjë e veçantë në vetvete’, tha Georgina.