Njohësi i çështjeve politike, Behlul Beqaj në një prononcim për Gazeta Blic ka komentuar takimin e fundit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj me presidentin, Hashim Thaçi.
Beqaj e cilëson këtë takim si parapërgatitje për “bartjen e stafetës” presidenciale nga Thaçi tek Haradinaj.
Ai tutje potencon se nuk e përjashton një marrëveshje në funksion të amortizimit, për të cilën Ramush Haradinaj do ishte më i besueshëm e i përshtatshëm, nëse edhe ai nuk përfundon në Hagë.
“Parapërgatitje për “bartjen e stafetës’ presidenciale në funksion të mbështetjes të atyre që janë paralajmeruar për ngritje të aktakuzës e veçmas Hashim Thaçi. Nuk e përjashtoj një marrëveshje ne funksion të amortizimit të anës mediale-politike, juridike dhe materiale, për të cilën gjë Ramush Haradinaj do të ishte më i besueshëm dhe përshtatshëm, nëse edhe ai nuk perfundon në Hagë”, dekalroi Beqaj për Gazeta Blic.
Ai këtë takim ndërmjet liderëve politik dhe Thaçit e lidhë me aktakuzat e Gjykatës Speciale.
Beqaj deklaron se po bëhen përgatitje që ndërrimi i roleve të bëhet pa pasoja të mëdha ndaj atyre që shkojnë në Hagë.
“Besoj se skenari ndërlidhet me veprimet që do të ndodhin pas ngritjes së aktakuzave dhe krijimit të një situate te re pa rolin e atyre qe janë ne fokus të Gjykatës Speciale. Pra, ata po përgatiten që ndërrimi i roleve të bëhet pa pasoja të mëdha ndaj atyre që do të shkojnë ne Hagë, dhe me mundësi që presidenti i Hagës të jetë në shërbim të nevojave të atyre që do të jenë në Hagë”, thotë Beqaj për Gazeta Blic.
Sot pas takimit me Presidentin Thaçi, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se me Thaçin ka biseduar për zhvillimet në vend por jo edhe për pozitën e presidentit.
Takimi i Hashim Thaçit me Ramush Haradinajn: “Parapërgatitje per ‘bartjen e stafetës’ presidenciale”