spot_img

Nuk iu pëlqeu dhëndri, prindërit e varin nga këmbët për gjysmë ore partnerin e vajzës

spot_img

Një djalë është varur nga këmbët për gjysmë ore në Indonezi nga prindërit e të dashurës së tij, të cilët nuk e pranonin faktin që çifti i ri kishte nisur të bashkëjetonte pa lejen e tyre.

23-vjeçari Mario Natriti kishte nisur të jetonte me 20-vjeçaren Desiana në 20 tetor. Familja e vajzës u tërbua dhe e detyruan atë që të kthehej në shtëpi bashkë me partnerin.

Marrja në pyetje e djalit nuk shkoi siç duhet, pasi një video e xhiruar nga fqinjët e tregon të riun të varur nga këmbët, ndërkohë që familjarët flasin me ushtarë lokalë.

Më pas, Mario u dërgua në spital pasi u ankua për dhimbje të forta koke, por fatmirësisht pa dëmtime afatgjata.

Nëna e djalit tha: “Jo vetëm që e kanë varur nga këmbët, por edhe e kanë rrahur. Dua që të veprojë drejtësia. Ma kanë trajtuar si kafshë. Djali im nuk është kriminel që të varet e të torturohet”.

Tashmë, autoritetet po hetojnë për këtë ngjarje./A2CNN

NGJARJE TË TJERA

spot_img