Ballkani ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, ka mundur 4:1 FC Besën në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dhjetë në elitën e futbollit të Kosovës
Mirlind Daku edhe në këtë sfidë tregojë formë të lartë, me dy gola të shënuar dhe duke i pri listës së golashënuesve me 17 gola në lig.
Në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Meriton Korenica dhe Egzon Sinani.
Golin e vetëm për FC Besën e shënoi Donat Sheqerolli.
Me këtë fitore Ballkani numëron 25 pikë, me tetë fitore, një barazim dhe një humbje./